Wednesday, November 27, 2024

Basketbollisti Marsi Kruja, një qytetar shkodran, për t’u marrë shembull. Gjen në rrugë një unazë ari dhe kërkon ta dorëzojë tek i zoti!

Lexo

Për basketbollistin e ri, Marsi Kruja, kemi folur jo pak herë në kronikat sportive duke evidentuar talentin e tij në fushën e lojës. Por, këtë radhë do të ndalemi tek figura e tij qytetare për t’u marrë shembull. Fjala është për një gjest kuptimplotë që nderon në përgjithësi sportin shkodran, por natyrisht që nderon vetë Marsin dhe familjen e tij.

Duke ecur në një nga rrugët kryesore të qytetit, teksa kthehej për në shtëpinë e tij, Marsi ka gjetur në trotuar një unazë me vlerë të konsiderueshme, që për nga shenjat duket se i përket një gruaje.

Me të mbërritur në shtëpi, pasi vendngjarja me banesen e tij janë fare pranë, Marsi ia ka treguar rastin në fjalë prindërve të tij, Stela Franja(Kruja) dhe Dritan Kruja, duke kërkuar mendim sesi mund të gjejnë personin që i ka humbur.

Në moment, Marsi me dy prindërit e tij, ka dalë në rrugë duke kontaktuar me persona dhe biznese që gjenden aty pranë, në kërkim të gjetjes së personit që i ka humbur unaza, dhe në pamundësi të një informacioni të saktë, rastin në fjalë, kanë vendosur ta bëjnë publik në rrjetet sociale përmes një postimi të nënës së tij, Stela Franja(Kruja).

“ Mirembrama juaj! 🙂

Im bir,Marsi, ka gjete para pak ditesh ne trotuar nje unaze ari. Jam e bindun se perveç vleres monetare ka edhe vlere emocionale prandaj dhe po kerkojme me gjete te zojen nepermjet rrjetit se realisht aty ku pyetem,nuk dinin gja…

Unaza eshte gjete ne trotuar,drejt majtas sapo kalon kryqezimin e Ish Deges , para pallateve, ne zonen ku gjenden: Bar Emigranti, Furre buke Velipoja, Nazeri Security dhe Vuksani Event.

P.s a ju kam thane qe jena si detektor si familje!?!”, shkruan në postimin e saj, nëna e Marsit.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img