Saturday, April 20, 2024

(Video) Emocionet e 81 vjeçarit Ruzhdi Tymi! Kampion dhe rekordmen i notit me Vllazninë, dhe Mjeshtër në profesion.

Lexo

Shkodra ka nxjerrë në vite shumë sportistë të njohur që kanë lënë emër gjatë karrierës së tyre sportive. Njëri prej tyre është edhe Ruzhdi Tymi, i cili sot në moshën 81 vjeçare, ka nostalgji për vitet e rinisë. Veterani i nderuar i sportit shkodran kujton mësimet e para që mori nga profesori i tij Fehti Dizdari, për të vijuar më pas me trajnerët e sportit të notit, Shuajp Mehmeti dhe Enver Muriqi.

Gara e parë e Ruzhdi Tymit me Vllazninë zhvillohet në pishinën e qytetit të  Korçës në gushtin e vitit 1958, ku në kampionatin kombëtar shpallet kampion në stilin baterflaj duke vendosur edhe rekord kombëtar në distancën 200 metër.

Ruzhdi Tymi është kampion edhe i garës së kanotazhit, ku së bashku me kolegët e tij, Selami Brahimi, Nazmi Bajri, Kujtim Demi, Smajl Mehja, etj, janë më të mirët e kampionatit shqiptart aso kohe.

Falë vlerave të tij sportive, ashtu si edhe sportistë të tjerë cilësorë shkodranë, gjatë viteve të shërbimit ushtarak, Ruzhdi Tymi bëhet pjesë e ekipit të Partizanit duke garuar me sukses nën drejtimni e trajnerit Petrit Caslli.

Ndërkohë, paralelisht me sportin, emri i Ruzhdi Tymit, bëhet shumë i njohur edhe si një nga mjeshtrit më në zë në profesionin gjatë periudhës që punonte në Uzinën e Telave të Shkodrës, por edhe në ndërmarrje të tjera të Shkodrës, ku ka lënë emër shumë të mirë me punën dhe përkushtimin e tij në zbatimin e detyrave të ngarkuara nga drejtuesit.

Të gjitha këto, për karrieren sportive por edhe kontributin e tij si mjeshtër në profesion, veterani 81 vjeçar i sportit shkodran, i rrëfen në prononcimin ekskluziv dhënë Veriu Sport.

(Video) Intervistën e plotë në video, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Veriu Sport në YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img