Sunday, December 22, 2024

Bejzade: “Nuk kam përjetuar ndonjëherë të pësoj 2 gola për kaq pak minuta. Skuadra duhet të rritet psikologjikisht”

Lexo

Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti pastër me rezultatin 0-3 Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t. Një rezultat ky që “dhemb” për shijakasit. Pas sfidës, trajneri i Erzenit Skerdi Bejzadi, u shpreh për MCN TV:

Humbja? Në kishim marrë pësipër të fitonim ndeshjet. Synoninm vetëm 3 pikët. Brenda 5-6 minutave pësuam 2 gola shumë të shpejtë dh ekjo ndryshoi rrjedhën e lojës. Ne kishim rastin me penalltinë për të ndryshuar rezultatin, por kjo nuk ndodhi. Kur humb 3-0 nuk ke çfarë thua, Skënderbeu e meritoi fitoren.

Zëvendësimi që në minutën e 20-të, çfarë nuk shkoi? Nuk e kam përjetuar ndonjëherë të pësoja 2 gola për kaq pak minuta. Psikologjia e lojtarë u rëndua dhe mendova se duhet të ndryshoja diçka në sistemin duke dalë me 2 sulmues të deklaruar.

Ndryshimi i sistemeve dhe lojtarëve? Ne provuam dhe kishim disa raste. E di se nuk do të ndryshonin lojën, por na ndihmonin shumë në vazhdim. Kjo skuadër duhet të punojë të rritet psikologjikisht, pasi kualitetet i kemi dhe duhet të luftojmë shumë për ndeshjet e ardhshme”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img