Saturday, July 27, 2024

Josa pas barazimit me Dinamon: “Jam i kënaqur nga loja, jo nga rezultati, na duhet qetësia”

Lexo

Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Trajneri i Laçit, Mirel Josa foli për MCN TV:

“Jam i kënaqur nga loja, jo nga rezultati, nga mënyra sesi e kërkuam dhe reaguam pas pësimit të golit. Duhet të ishim më të qetë në qarkullim topi. Loja nuk iu përgjigj rezultatit, por kur je në disavantazh dhe barazon mund të them se kishte kohë shumë për të patur qetësinë e duhur në veprime. Janë gjëra që neve na munguan sot.

Kishim nxitim dhe tension në lojë, sidomos kur pësuam golin. E vetmja pjesë ku nuk jam i kënaqur është fillimi i pjesës së dytë por e morëm veten shpejt. Dinamo shkoi 2 herë në portën tonë dhe shënoi 1 gol. Duhet të ishim më të qetë.

Kur bënim sulme të organizuara duhet të ishim më të qetë për të finalizuar. Futëm një sulmues qendre në krahun e djathtë për të bërë të dy rolet sepse Myrta shkoi në mbështetje të Sobos dhe qetësimin e lojës. Kishim mundësi me 2 goditje standarte që duheshin zgjidhur më mirë, por nuk u bënë.

Christian pika e dobët? Ai ka dëshirë dhe do të punojë, por alternativat tona këto ishin pasi Prodani mungonte prej kartonave. Nuk është problemi te një lojtar, por tek të gjithë. Në pjesën e dytë me një pikë referimi, duhej zgjidhur më mirë me Qaton dhe Ujkën, nuk duhet të iknin para kohe pasi u deklaruan në mbrojtjen kundërshtare.

Minuta të pakta për Bibon? Gjithësecili lojtar ka rolin e tij në skuadër dhe nga momenti që vjet ishte Bibo, tani është Tresa. Nuk është problemi te një individ, duhet qetësia. Krijuam volum loje, kishim 2-3 raste që mund të zgjidheshin shumë më mirë.

Na duhen pikët pasi na japin përparësi për të luajtur edhe në Kupë. Po krijohet një ngërç pasi kemi 3 barazime në fushën tonë. Duhet ta kërkojmë te vetja jonë faktorin. Skuadra po krijon ndaj duhet vetëm qetësia. Të shohim të gjejmë qetësinë në ndeshjen e rradhës”, tha Josa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img