Më në fund ia dolën. “Djajtë e Kuq” të Belgjikës nuk kanë shpërdoruar mundësinë e radhës për të gjetur fitoren e parë, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, teksa kanë triumfuar ndaj Rumanisë. Të besuarit e Tedescos kaluan në epërsi shumë shpejt, me anë të golit të Tielemans, i cili shfrytëzoi një asist përfekt të Lukaku.
Belgët u vendosën në kërkim të golit të dytë, por pa mundur dot t’a arrinin atë brenda fraksionit të parë. Rumunët provuan me kundërsulme, duke vendosur jo pak në rrezik portën e mbrojtur nga portieri Casteels.