Tuesday, September 9, 2025

Besëlidhja-Kryebashkiaku lezhjan Pjerin Ndreu, garanton Presidencen e re, Drejtorin Sportiv, trajnerin, mbështetje maksimale, me objektiv Superligen!

Lexo

Lajmi i ditës në Lezhë, dhe jo vetëm, është Besëlidhja. Lëvizjet e fundit në kampin lezhjan, me zgjedhjen e presidentit, trajnerit dhe fillimit të menjëhershëm të merkatos duke e nisur me fimën e Arsid Krujës, pjesë e 11-tëshit më të mirë të vitit të kaluar të Superiores, kanë marrë vemendjen e duhur të opinionit sportiv.

Një situatë kjo mjaft optimiste që patjetër e ka zanafillën tek mbështetja që i ka dhënë këtij proçesi, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

“Nisur nga shume deshira, diskutime, hamendesime e pritje te gjata, por mbi te gjitha nga disa fantazi “tifozash te helmuar”, ju bej me dije se:

Bashkia Lezhe ka kohe qe ka kontaktuar me biznesin per te zgjidhur ceshtjen e futbollit lezhjan! Kane qene pikerisht garancite qe Kryetari i Bashkise i ka dhene biznesmenit Pjerin Fusha per mbeshtetje dhe per te mos e lene vetem!

Sot ka nje harmoni mes Bashkise dhe Presidences se re, per Drejtorin Sportiv, trajnerin dhe ecurine e metejshme qe ka si objektiv Superligen!”, shkruan Kryebashkiaku lezhjan, Pjerin Ndre, në postimin e tij, përcjellë në rrjetet sociale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img