Saturday, January 31, 2026

Besëlidhja, miqësore luksi me Drenicen. Ish trajneri i Vllaznisë Brdariç, mysafir në Lezhë me një skuadër të blinduar të Superligës së Kosovës dhe disa kuqeblu

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ora 14:00 e mërkurës së 28 janarit ka rezervuar një miqësore luksi për Besëlidhjen. Në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës do të jetë mysafir ish trajneri i Vllaznisë Brdariç, me një skuadër të blinduar të Superligës së Kosovës, si Drenica, e cila me riformatimin e ndërrimit të viteve kërkon majat e larta të renditjes.

 

Së bashku me gjermano-kroatin Tomas Brdariç, në Lezhë do të jenë edhe ish futbollistë të Vllaznisë që tashmë janë bërë pjesë e kësaj skuadre, si kuksiani Fjoart Jonuzi dhe braziliani Viktor Da Silva, për të vijuar me shkodranët, portjeri Kristi Qarri dhe sulmuesi Mehdi Çoba.

Përballë Brdariç, do të ketë, jo vetëm Besëlidhjen, edhe kjo e riformatuar këtë sezon, përfshirë edhe merkaton e janarit, por edhe Elvis Plorin, një ish koleg me të cilin ka punuar te KF Vllaznia.

Lezhjanët kryesues me meritë të fazës së parë, që ky sezon i gjen më të fortë se kurrë, falë presidencës së re me në krye Pjerin Fushajn duke pasur në krah të djathtë djalin e tij, Klaudio, dhe patjetër mbështetjen e kryebashkiakut lezhjan, Pjerin Ndreu, pritet ta shfrytëzojnë këtë miqësore luksi me Drenicen si kolaudim për startin zyrtar të fazës së dytë, ku këtë të shtunë presin Basanian në shtëpi për të udhëtuar më pas në Librazhd, në një sfidë shumë përcaktuese për fatet e këtij sezoni.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img