FSHF përmbyll takimet e licencimit me 10 klubet e “Abissnet Superiore”. KF Vllaznia, përfaqësohet nga Drejtuesja e Departamentit të Financës Elira Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm Blendi Dibra

Lexo

- Reklamë -spot_img

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka përmbyllur me sukses takimet dypalëshe me 10 klubet e kampionatit “Abissnet Superiore” në kuadër të procesit të licencimit të klubeve për edicionin e ardhshëm.

Gjatë këtyre ditëve, drejtues dhe specialistë të kritereve të licencimit në FSHF kanë mirëpritur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përfaqësues të klubeve të elitës, ku janë trajtuar në detaje rregulloret e licencimit, standardet që duhen të përmbushen si dhe procedurat e sakta për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit përkatës.

KF Vllaznia, u përfaqësua në këtë takim nga Drejtuesja e Departamentit të Financës Elira Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm Blendi Dibra

FSHF mbetet e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e klubeve gjatë këtij procesi, duke ofruar asistencë të plotë dhe orientim të vazhdueshëm në plotësimin e dokumentacionit.

Po ashtu, Federata e Futbollit e konsideron këtë proces të licencimit si një nga elementet kyçë për rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së futbollit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img