Thursday, October 31, 2024

Besëlidhja, shpartallon Tiranën. E mund thellësisht, 100-57 dhe fiton për herë të parë Superkupën e Shqipërisë

Lexo

Lezhjanët mundin Tiranën me 43 pikë diferencë dhe e bëjnë trofeun të tyrin

Besëlidhja është për herë të parë fituese e Superkupës së Shqipërisë. Në një finale të dominuar tërësisht nga lezhjanët, që u luajt në Pallatin e Sportit në Fier dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, në fund një fitore me 43 pikë diferencë për Besëlidhjen. 100-57 ndaj Tiranës, ndërsa Besëlidhja e Afrim Bilalit është dalluar veçanërisht në gjuajtjet për tre pikë, teksa ka realizuar 15 të tilla.

26-14 perioda e parë për Besëlidhjen. 24-12 e dyta dhe në pushim Besëlidhja ka shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 50-26. Avantazh që ka ardhur duke u thelluar në periodën e tretë dhe të katërt e në përfundim një fitore me 43 pikë diferencë për Besëlidhjen.

Lojtari më i mirë i finales ishte Julian Hamati, kurse kupën kapitenit Beqo ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img