Bilbili më i mirë shqiptar, Juxhin Xhaja, gjykon sonte në Europa League, Nice-Bodo/Glimt

Nice-Bodo/Glimt është një nga sfidat më të luftuara në Europa League që do të luhet në orën 21:00. Duel shumë i rëndësishëm për kualifikimin e ekipeve në fazën tjetër.

Një sfidë e cila do të flasë shqip. UEFA ka vendosur t’u besojë sërish arbitrave të Superiores. Kryesorë në këtë takim do të jetë Juxhin Xhaja. Ky i fundit u shpall arbitri më i mirë për vitin 2024 në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga FSHF.

34-vjeçari do të ndihmohet nga Arber Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-te do të jetë Albert Doda,teksa në VAR do të jetë një italian,Luka Paireto si dhe në Avar Eleandro Di Paolo.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu