Friday, September 20, 2024

Biletat për ndeshjen, Vllaznia-Skënderbeu, shitja fillon të premtem

Lexo

Vllaznia dhe Skënderbeu do të ndeshen të shtunën në stadiumin“Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45. Në prag të kësaj ndeshje, KF Vllaznia njofton se shitja e biletave për ta ndjekur live këtë përballje në shkallët e stadiumit, do të fillojë nga mëngjezi i së premtes dhe në vazhdim.

Ashtu si edhe në ndeshjet e fundit, klubi kuqeblu vijon të aplikojë çmime më të lira sesa në ndeshjet e mëparshme duke synuar që të thithë sa më shumë tfozë në tribunat e “Loro Boriçit”.

Çmimi më i lirë është ai 100 lekë për të tribunën C, si dhe më i shtrenjti, 1500 në vendet VIP. Për tribunat D1, D2, D3, D4, çmini do të jetë 200 lekë, ndërsa në tribunat A dhe B, nga 100 lekë.

Sa i përket elementit femër, falë një vendimi të marrë nga presidenca që në hapje të sezonit, hyrja për to është e lirë.

“NJOFTIM

Duke filluar nga nesër, nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 31-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Skënderbeu që do të luhet të shtunën në ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!”, thuhet në njoftimin zyrtar që KF Vllanzia ka bërë për publikun

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img