Sunday, September 7, 2025

Bismark, shumë pranë zyrtarizimit me Vllazninë. Presidenti Xhaferi, fiton garën me Dinamon dhe Egnatian!

Lexo

Ajo që paralajmëroi ditë më parë Veriu Sport, për mundësinë e veshjes kuqeblu të sulmuesit Çarls Bismark është drejt konfirmimit të plotë. Largimi i sulmuesit tjetër kuqeblu Alfred Mensah drejt Tiranës, kishte të projektuar pikërisht këtë lëvizje.

Transferta e këtij futbollisti, i cili krahas asaj që ka dhënë tek Skënderbeu, mori komplimete të shumta për lojën që zhvilloi në Kupat e Europës me Vllazninë, shtoi së tepërmi vemendjen edhe të dy klubeve rivale të Superiores, Dinamos dhe Egnatias, ofertat e të cilëve ndaj 24 vjeçarit ishin joshëse.

Por, në çastet e fundit, duket se fitimtar ka dalë Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, i cili ia ka plotësuar më së miri kërkesat që Bismark të vishet kuqeblu.

Në këto kushte, zyrtarizimi i Bismark te Vllaznia është çështje orësh, duke bërë që sulmuesi të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Edi Martini, dhe me të gjitha gjasat për të parë në fushën e lojës që në sfidën e javës së tretë, Vllaznia-Partizani, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img