Eneo Bitri u rikthye te Partizani dhe u shndërrua në pak kohë si mbrojtësi më i mirë i kampionatit. Performanca pozitive e këtij qendërmbrojtësi u shpërblye me një ftesë nga Shqipëria e Rejës.
Ai është larguar nga radhët e Partizanit gjatë kësaj merkatoje dimri. Kapiteni i të kuqve ka firmosur në kampionatin e Çekisë me ekipin Banik Ostrava, që ndodhet në mesin e tabelës në kampionatin vendas.
Nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetet sociale, Bitri konfirmon gjithçka. Ai ka postuar një foto me ekipin e Partizanit dhe i ka vendosur këngën: “Do të shihemi prapë”.