Sunday, May 5, 2024

“Shkëndija është një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare”/ Eraldo Çinari firmos me Shkëndijën e Tetovës

Lexo

Pavarësisht kërkesave të mëdha nga klubet e Superiores, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Partizanit, Eraldo Çinari do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Shkëndija ka zyrtarizuar këtë të mërkurë sulmuesin 26-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Çinari shkon te Shkëndija pas aventurës në futbollin turk. Ai ishte pjesë e Samsunspor me të cilët u aktivizua në 13 ndeshjen, ku mundi të dhurojë vetëm një asist.

“Shkëndija është një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare. Për tifozët e mrekullueshëm premtoj se do të jap maksimumin për të arritur objektivat që ka klubi”, u shpreh sulmuesi pa firmës mbi kontratë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img