“Blindohet” Vllaznia e basketit meshkuj. Pas Ashton, firmos edhe me amerikanin tjetër Mckyroy Tucker. Që të dy, të gatshëm për sfidën e sotme ndaj Tiranës, ora 20:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës

Pas firmosjes së tre ditëve më parë me amerikanin tjetër Ashton Parker, Vllaznia e basketit meshkuj ka firmosur mbrëmjen e djeshme edhe me basketbollistin tjetër amerikan Mckyroy Tucker.

Në këtë mënyrë, duket se Vllaznia është “blinduar” pikërisht në momentin e duhur, pasi mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Kuqeblutë do të kenë përballë Tiranën, një rival i kaheshëm, por që sot sfida në fjalë është shumë përcaktuese për fatet e kualifikimit në fazën Play Off.

Vetëm fitorja i bën punë kuqebluve, gjë të cilën pritet ta marrin edhe me mbështetjen e tifozërisë shkodrane, e cila nga emocionet e ndeshjes së futbollit Vllaznia-Skënderbeu që luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, vetem pak metra më tej, do të spostohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të inkurajuar djemtë kuqeblu drejt fitores.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Eni Llazani dhe kolegët e tij Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani është përgatitur maksimalisht gjatë javës për këtë sfidë shumë të rëndësishme, ndërkohë që me skuadrën është bashkuar edhe basketbollisti amerikan Mckyroy Tucker, një ish lojtar i kuqebluve sezonin e kaluar ku statistikat e tij me 35.7 minuta , 16,5pikë për ndeshje, 5.4 topa në tabele, 5.1 asiste për ndeshje dhe 1.7 vjedhje topi , vlerësohen pozitive nga stafi kuqeblu.

Nga sa bëhet e ditur, Tucker, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, ku së bashku me firmosjen e e tre ditëve më parë të amerikanit tjetër Ashton Parker, forca e kuqebluve në këtë ndeshje për të mposhtur Tiranën është edhe më e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu