Wednesday, October 30, 2024

Blindohet Vllaznia e koshit, 7 blerje në këtë pragsezoni

Lexo

Vllaznia e koshit të meshkujve pritet të jetë skuadra pretendente për fitimin e titullit kampion. Shtatë blerjet me pesë basketbollistë amerikavë dhe dy shqiptarë e kanë përforcuar ndjeshem skuadren kuqeblu. Duke i shtuar edhe blerjen e trajnerit Afrim Bilali në pankinë duhet thënë se merkato e kuqebluve ka qënë më cilësorja e të gjitha skuadrave tjera të koshit shqiptar.

Dy të parët që u veshen kuqeblu ishin Daniel Lekndreaj që rikthehet tek kuqeblu pas një shtegtimi dy-tre vjeçar në ekipet e tjera të Supërliges si dhe Julian Hamati për të vijuar menjëherë më pas me dy lojtarët amerikanë Quincy Harding dhe Ricky Madisom. Më pas radhen e kishte Danny Lawhorn, amerikani që luan në rolin e organizatorit për të vijuar me amerikanin tjeter 24 vjeçar i quajtur ndryshe “gjahtari” i 3-pikshave, Kevin Oberweiser.

Amerikani i pestë që së bashku me Lekndreajn dhe Hamatin e çojnë në shtatë numrin e basketbollistëve që janë veshur kuqeblu në këtë pragsezoni është një tjetër 24 vjeçar, Amos Harris, i cili ka mbërritur pasditen e së shtunës në aeroportin “Nënë Tereza” për  tu vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Bilali.

Me këtë kontigjent basketbollistësh duke i shtuar edhe pjesen tjetër të skuadres po aq cilësore dhe me emra shumë të njohur të kampionatit shqiptar, Vllaznia e koshit duket e frikshme për të gjithë kundërshtarët duke vënë seriozisht kandidaturen për trofetë e sezonit, Kupë dhe Kampionat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img