Futboll femra-Eliminatoret e “EURO 2022”, Shqipëria mundet në Skoci 3 me 0

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Futbollistet kuqezi nuk kanë arritur t’ia dalin në transferten e Skocisë. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Tynecastle Park” – Edinburg e vlefshme për eliminatoret e “EURO 2022”, ka përfunduar me rezultatin 3 me 0 në favor të kombëtares skoceze. Golat për  për ekipin vendas janë shënuar nga Corsie në minuten e 37-të, si dhe Ëeir me dopiete, përkatësisht në minutat 76 dhe  93-të me 11 metërsh. Në sfiden që luhej për llogari të Grupit trajneri kuqezi Armir Grima hodhi në fushë nga minuta e parë këtë formacion: Hyska;  Elezaj, Curraj, Rrahmani , Bajraktari, Maliqi, Bajramaj, Doçi, Hamidi, Gjini, Franja, ndërkohë që gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Mustafa, Maksuti dhe Krasniqi. Referuar asaj që skuadrat paraqiten në fushën e lojës, por edhe nga deklaratat e stafit teknik si dhe të përfaqësuesve nga FSHF që e ndoqen ndeshjen live në Skoci, rezultati 3 me 0 nuk e përligj nivelin që ofruan skuadrat në këtë takim, pasi realisht kombëtarja e Shqipërisë luajti me dinjitet në këtë sfide, Madje, sipas tyre në rezultatin e kësaj ndeshje kanë ndijuar jo pak edhe vendimet e trupës gjykuese e cila ishste e gjitha nga Italia fqinjë, me Graziella Pirriatoren kryesore dhe Lucia Abruzzese dhe  Tiziana Trasciatti anësore.

Pas kësaj ndeshje, kombëtarja shqiptare renditet në vendin e katërt të Grupit E me 3 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura, duke koleksionuar 1 fitore dhe 5 humbje, duke lënë pas vetëm Qipron me 0 pikë pas 4 ndeshjesh. Në krye të grupit është Finlanda me 10 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura, e ndjekur nga Skocia me 9 pikë pas 3 ndeshjesh dhe në vendin e tretë Portugalia me 7 pikë në 3 ndeshje. Ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në këto eliminatore do të jenë ato ndaj Qipros (në fushën tonë më 27 nëntor 2020) dhe Portugalisë (më 1 dhjetor 2020 në transfertë).

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -