Boks-Ballkaniada e Zagrebit, fiton edhe Rexhildo Zeneli, shkon në pesë numri i finalistëve nga Kombëtarja shqiptare

Ballkaniada e boksit, e cila ka startuar prej së enjtes në Zagreb të Kroacisë, sot ka qënë në ditën e tyretë të saj. Bazuar në rezultatet e arritura deri më tani, kombëtarja e Shqipërisë që drejtohet nga kryetrajneri Zef Gjoni dhe kolegët e tij, Sead Bushati dhe Lazarin Vila është duke bërë një prezantim të shkëlqyer.

Dje, pas përfundimit të ditës së dytë, 4 boksierët kuqezi, Krenar Zeneli, Denis Nurja, Alban Beqiri dhe Indrit Laçi, fituan të drejtën që të boksojnë në ndeshjet finale. Ndërkohë, për një vend në finale ka konkuruar ditën e sotme edhe boksieri tjetër shqiptar,  Rexhildo Zeneli. Ballafaqimi i tij në ring ka qënë me konkurentin nga Maqedonia e Veriut, ku në përfundim, boksieri kuqezi ka dalë fitues i ndeshjes. Me këtë fitore të Zenelit, numri i boksirëve tanë që fituan të drejtë të ndeshen në finale shkon në pesë.

Duke folur për Veriu Sport nga Zagrepi, kryetrajneri kuqezi, shkodrani Zef Gjoni, shprehet i kënaqur për rezultatet e arritura nga boksierët shqiptarë në tre ditët e para të aktivitetit. Krenar Zeneli, Denis Nurja, Alban Beqiri, Indrit Laçi, dhe Rexhildo Zeneli, janë zyrtarisht boksierët e kombëtares shqiptare që do të vijojnë nesër betejat në ndeshjet finale me objektiv fitoren e medaljeve të arta.

Sipas tij trajnerit Gjoni, ndonëse në finale mund të ketë ndonjë dhuratë të bukur me fitimin e ndonjë medalje të artë, me kualifikimin në finale të pesë boksierëve tanë, ky vlerësohet si ndër përfaqësimet më dinjitoze të boksit shqiptar gjatë viteve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu