Thursday, November 21, 2024

BOKS-Dita e dytë e KK për të rritur. Bilanc negativ i Vllaznisë, fiton 2 ndeshje dhe humb 3. Të dielën finalet, Tirana me 8 finalistë dhe Vllaznia me 7, dy ekipet pretendente për trofe

Lexo

Dita e dytë e Kampionatit Kombëtar të boksit që po zhvillohet në pallatin e sportit ” Fahrie Hoti” të Tiranës që prej së premtes, nuk ka shkuar mir për ekipin e Vllaznisë. Nga pesë ndeshje që kishte në program, dy i ka fituar dhe tre i ka humbur.

Me fitore i kanë mbyllur ndeshjet e tyre gjysëmfinale Rifat Bajrami në kategorinë e peshës 48 kg ku kishte përballë boksierin Ardit Citaku të Tiranës dhe Nelson Hysa në kategorinë e peshës +92 kg duke pasur përballë boksierin Kristi Cungu të Tiranës.

Ndërkohë, me humbje i ka mbyllur ndeshjen e tij Fiorald Xhemalaj në kategorinë 48 kg që u ndesh në ring me boksierin Mikel Frashalliu të Studentit. Po kështu është mundur edhe  Asmir Skutina i kategorisë 60 kg, i cili boksoi me vlonjatin Kristian Koç. Hymbja e tretë në ekipin e Vllaznisë në ditën e dytë erdhi me boksierin Flavio Meta i kategorisë 80 kg, ku pati  përball boksierin e njohur të Tiranës, Alban Barmeta.

Nesër, e dielë me dt.17.09.2023 janë ndeshjet finale, të cila fillojnë në orën 11:00. Rivaliteti për fitimin e titullit kampion është i përqëndruar mes ekipit i Vllaznise, i cili ka kualifikuar  në finale 7 boksierë, kundrejt ekipit të Tiranes me 8 finalista. Pamvarsisht kësaj, ekipi i boksit Vllaznia vazhdon të jete pretendete per te fituar titullin e 25 kampion.

Në kampin kuqeblu kanë një ftesë publike për tifëzërinë shkodrane, që në ndeshjet finale te ditës së dielë të jetë sa më shume tifozë në mbështetje të Vllaznisëa në mbështetje të ekipit  Vllaznia për të arritur objektivin e fitimit të titullit kampion, edicioni 2023-2024.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img