Sunday, November 24, 2024

Boks-“Duel në themel 4”, sfidë për titull botëror dhe spektakël në Kalanë e Bashtovës

Lexo

Kalaja e Bashtovës do të presë në 14 gusht aktin e katërt të sagës “Duel në themel 4”. Ish kampioni i botës, trajneri dhe promotori Ismail Keta ka zgjedhur sitin arkeologjik në zemër të Shqipërisë, vetëm pak km larg bregdetit të paeksploruar të Spillesë dhe Bashtovës, për të promovuar zonën turistike edhe jashtë kufijve të vendit tonë. Sipas organizatorëve, në këtë aktivitet do të boksohet për një titull botëror në kikboks dhe 7 duele të boksit profesionist dhe amator, gërshëtuar me një spektakël që promovon edhe turizmin në një nga sitet arkeologjike më mistike të vendit tonë.

Në arenën e ringut që do të vendoset në qëndër të kalasë, mbrëmja e madhe do të startojë në datën 14 gusht në orën 18:00 me surpriza, muzikë të përzgjedhur, disa duele interesante mes të cilëve boksierët shqiptarë Mikel Alliu, Ervin Keta, Arton Berisha, Lulzim Ismaili e Roxhers Muslia, ndërsa mbrëmja do të shoqërohet edhe nën ritmin e tingujve të artit që prodhon tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.

Nga sa bëhet e ditur, spektakli në fjalë do të përcillet për publikun në një transmetim maratonë për rreth 5-6 orë edhe në valët e Radio Televizionit Shqiptar dhe në RTSH Sport, ndërsa dueli i madh për gjerdanin e Federatës 30 vjeçare IKBF në versionin K-1 rules do të ndahet në duelin mes rekordmenit shqiptar Ferit Keta dhe holandezit Guillermo Blokland. 5 raunde adrenalinë ku 32-vjeçari nga Bulqiza do të kërkojë të sigurojë titullin më prestigjoz në karrierën e tij të suksesshme, por këtë herë jo në boks por në një disiplinë edhe më impenjuese si kikboksi.

Një tjetër surprizë interesante është edhe prezantimi i superduelit nga një prej zërave më interesantë të arenës së boksit. Amerikani, Mike Martham do të zbarkojë në Shqipëri vetëm pak orë përpara sfidës që në Gjermani do të transmetohet nga platform virtual bild.de me mbi 100 milionë abonentë.

Duel në themelet e kalasë 500 vjeçare, në brigjet e Adriatikut dhe me mbështetjen e rreth 4 mijë të pranishmëve. Data 14 gusht shënon kulmin sportiv të Arenës Kuqezi me një eveniment si asnjëherë më parë. Grushti i titullit botëror do të rëndojë më shumë se çdo gjë tjetër në mesin e muajit më të nxehtë të verës pikërisht në zemër të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img