Wednesday, November 27, 2024

Boks-Europiani i Boksit në Romani. Jurgen Lazri, nuk arrin të futet në zonën e medaljeve. Pas fitores me lituanezin Radoslav humb me moldavin Guranda Daniil, por merr vlerësime shumë pozitive

Lexo

Guranda Daniil(Moldavi)-Jurgen Lazri(Shqipëri)-5-0 (Pesha 63 kg.)

Pikëzimi: 29-27, 30-27, 30-27, 30-27, 30-27

Boksieri i talentuar shkodran, Jurgen Lazri, i cili është pjesë e formacionit të kombëtares së Shqipërisë që konkuron në Kampionatin Europian të boksit për të rinjë që po zhvillohet në Romani, nuk arrin të futet në zonën e medaljeve.

Në ndeshjen e parë, kampioni shkodran i peshës deri në 63 kg që shoqërohet në Europian nga trajneri i tij Klaodio Çekini u përball me kampionin e Lituanisë, Pilat Radoslav. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga Lazri, ku në përfundim gjyqtaria i dha fitoren me rezultatin e pastër 5 me 0.

Një fitore kjo që e kualifikoi Lazrin në turin e dytë mes tetë më të mirëve të Europës duke hapur rrugën për t’u future në zonën e medaljeve. Për ta realizuar një gjë të tillë, kampionit shkodran i duhej të sfidonte moldavin Guranda Daniil.

Sfida në fjalë u zhvillua mbrëmjen e sotme në Romani dhe u shoqërua nga një luftë e fortë sportive. Tre raunde, njëri më i bukur se tjetri, ku të dy boksierët këmbëngulnin të rrëmbenin pikët e duhura për të marrë fitoren që i kualifikonte në turin tjetër mes katër më të mirëve.  29-27, 30-27, 30-27, 30-27, 30-27, këto janë vendimet e pesë gjyqtarëve për ndeshjen Guranda Daniil(Moldavi)-Jurgen Lazri(Albani), të cilët shpallin fitues boksierin nga Moldavia.

Në këtë mënyrë, kampioni shkodran Jurgen Lazri, e mbyll këtu aventurën në Kampionatin Europian të boksit për të rinj. Realisht, duke ndjekur edhe pamjet vizive të dy ndeshjeve, jo vetëm e para që u fitua 5-0, por edhe e dyta, e fituar nga rivali moldav, duket qartë që boksieri shkodran është tejet dinjitoz në ring, vlerësim që është dhënë pas ndeshjes edhe nga organozatorët e Europianit. Që do të thotë, se 15 vjeçari shkodran Jurgen Lazri është në rrugë të mbarë, duke përligjur atë që trajnerët e tij, vëllezërit Klaodio dhe Emiliano Çekini kanë deklaruar më herët se kemi të bëjmë me një nga boksierët më të spikatur të Shqipërisë, e ardhmja e të cilit është e padiskutueshme në nivele të larta ndërkombëtare.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img