Florend Kalivopulli konfirmohet si President i Federatës Shqiptare të Boksit. Në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë fundjavë, u votua për zgjedhjen e Presidentit dhe strukturave të tjera të Federatës.
10 nga 11 anëtarët me të drejtë vote, votuan pro z. Florend Kalivopulli, 1 votë ishte e pavlefshme. Florend Kalivopulli do të jetë President i zgjedhur i Federatës Shqiptare të Boksit për 4 vitet e ardhshme.