Florian Marku vazhdon të jetë është i pamposhtur. Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, edhe sonte në ringun anglez ka dhuruar spektakël teksa ka mundur me nokaut në raundin e katërt kundërshtarin e itj, britanikun Chris Jenkins.
Është dashur të kalojnë tre raunde, ku në njërin prej tyre kundërshtari e godet me kokë duke e dëmtuar paksa në ballë dhe sy, ndërkohë që rikthimi në ring për raundin e katërt ka qënë i papërmbajtshëm për boksierin shqiptar.
3-4 goditje qëndrore me të djathtë e tij vdekjeprurëse e turullosin rëndë kundërshatin që fillon të humbë ekuilibrin. Në vijim edhe një breshëri gjithëpërfshirëse në të gjitha drejtimet që shkatërrojnë britanikun, i cili ishte me fat me atë ndërhyrje të shpejtë të arbitrit të ringut, pasi rënia e tij në taptin e ringut do të kishte qënë fatale.
Kësisoj, në mesin e raundit të katërt ndeshja është mbyllur me fitoren e bishës shqiptare, Florian Marku që regjistron fitoren e 11-të radhazi. Festa në “Utilita Arena” të Neëcastle është e tëra për Florian Markun, fansat e shumtë të cilit me flamujt shqiptarë në duar mbajnë të ndezuar atmosferën për shumë kohë.
Dhe, pasi arbitri i ringut i gre dorën si fitues, Marku i mbuluar me flamurin shqiptar, në nisje të prononcimit të tij pranë komentatorit të ringut, përshëndet në shqip të gjithë shqiptarët që e mbështetën live në këtë ndeshje, dhe të gjithë ato që vazhdojnë ta mbështesin kuqdo që janë.
“Desha të tregoja që nuk kam ardhur me fat ku jam sot, nuk i kam fituar fansat në një ditë. Jap zemrën në ring. Të çarën e kam për gjuajtjen me kokë që mora. Por sot kam bërë një ndeshje më të mirë se kundërshtari. Po mësoj ende, jam duke boksuar vetëm prej 3 vitesh. Me jepni Amir Khan, do e thyej. A e do turma Amir Khan? Të them të vërtetën e nisa me vrull raundin se e çara mund të ishte e madhe dhe mund të më ndalte gjyqtari dhe e shtova ritmin. E dija që kisha 10 raunde, sot tregova diçka që kam mësuar. Askush nuk mund ta ndalë në katër raunde Xhenkins. Më tregoni një, nuk ia ka bërë askush këtë që i kam bërë unë. Sfida nga Kris Kongo? Mos më përmendi këto emra, kur isha në rrugën time, këto po më evitonin të gjithë. Tani që bëj zhurmë, të gjithë duan të ndeshen. Më jepni djalin e Najxhëll Ben, Bruk, Amir Khan, më jepni një nga këta për t’u ndeshur”, u shpreh ndër të tjera, kampioni shqiptar, Florian Marku pas përfundimit të ndeshjes.
Një fotore kjo që ka bërë krenar të gjithë shqiptarët kudo që janë, por më shumtmi ato që jetojnë në Angli dhe përreth, të cilët kishin mbushur sallën me flamuj shqiptarë.
Por, fitorja e Florian Markut është ndjerë dhe shijuar maksimalisht edhe në Shqipëri, ku amatorët e boksit e shijuan ndeshjen live përmes ekranit të televizorit.
I gëzuar dhe shumë i emocionuar për fitoren e Markut, ishte edhe kreu i shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili menjëherë pas ndeshjes në fjalë, shkruan në një postim të shpejtë në rrjetet sociale:
Fiton FLORIAN MARKU
“Mbreti” shqiptar i ringut nokauton Chris Jenkinsin dhe mbron titullin IBF.
Urime kampion!