Kombëtarja Shqipëtare e Boksit, diten e djeshme ka udhëtuar drejt Çekisë, për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian U19, që zhvillohet në Ostrava të Çekisë nga data 30 shtator deri më 09 Tetor.
Në përbërje të formacionit kuqezi që kryesohet nga kryetrajneri Klaudio Çekini, njëkohësisht trajneri i Boxing North Albania, janë përzgjedhur sportistët më të mirë të vendit, konkretisht:
- Jurgen Lazri në peshen 65 kg, njëkohësisht dhe kapiten i ekipit kombëtar.
- Bujar Hekuri në peshen 60 kg
- Riduan Gashi 70 kg
- Ahmet Koçi 75 kg
Trajnerë :
- Klaudio Çekini , Kryetrajner
- Artur Koçi
- Ledi Gega
Në diten parë të ndeshjeve në Kampionatin Europian, Kombëtarja e Shqipërisë do të startoj me ndeshjen e bokserit shkodran, përfaqësues i ekipit Boxing North Albania, Jurgen Lazri, për të cilin fati e deshti të përballet që në ndeshjen e parë me një kampion Bote dhe Europe në fuqi, boksierin Irlandez John Maher.
Dueli i përket fazës kualifikuese 1/32 për peshen 65 kg dhe do zhvillohet mbrëmjen e sotme rreth ores 18:15. Për Jurgen Lazrin, kampionin dhe boksierin më të mirë të Shqipërisë, kjo konsiderohet ndeshja më e rëndësishme në karrieren e tij sportive. Stervitja e jashtëzakonshme dhe forma e tij e shkëlqyer e bëjnë të besojnë shumë trajnerin e tij Klaudio Çekini që kampioni yne do ia dalë të mposhtë Irlandezin dhe të vazhdojë konkurimin për në fazen tjeter.