Sunday, September 8, 2024

BOKS PROFESIONIST-18 ndeshje-18 fitore, kampion Europe, i 11-ti në ranglisten botërore. Bilanc surprizues për shkodranin Nelson Hysa që brenda vitit synon të kapë pesëshen e parë

Lexo

Shifra të tilla me 18 ndeshje të zhvilluara dhe në të 18-ta fitues(Ndër to 16 me “Knock Out”), janë shumë lakmuese për çdo boksier. Bilanci kaq pozitiv i takon boksierit shkodran, Nelson Hysa, i cili në një kohë relativisht të shkurtër arriti në këtë sukses, pasi më herët periudha e mëparshme i takon boksit amator, ku edhe aty rezultatet pozitive ishin për rekord.

Madje, trajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares së Shqipërisë Zef Gjoni, i cili vazhdon ta shoqërojë Nelsonin që nga ngjitja e parë në ring në moshë të re dhe deri tani në nivelin profesionist, thotë se nëse Hysa do të kishte kaluar më shpejt në boksin profesionist arritjet do të kishin qënë edhe më të mëdha.

Vetëm disa sekonda nga raundi i parë iu deshën Nelson Hysës që të sfidojë me “Knock Out”
kampionin nga Gjermania Thorsten Fuchs, ndeshje kjo e zhvilluar me 12 qershor në Turneun Ndërkombëtar të Tiranës, duke e ngjitur në podiumin e fitues si kampion europian ËBO për peshat e rënda. Kjo fitore bëri që parametrat e kampionit shkodran në ranglistën botëre të shënojnë një ngjitje surptizuese duke u pozicionuar në vendin e 11-të.

Gjithnjë sipas trajnerit të tij Zef Gjoni, pozicionimi i Nelson Hysës në vendin e 11-të të ranglistës botërore është arritja më e madhe e boksit shqiptar në nivelin profesionist. Dhe, këtë arritje, Hysa e ka realizuar përmes një pune pasionante, këmbëngulëse dhe plot passion për vite me radhë.

Ndonëse ka arritur maja të larta të suksesit në boksin shqiptar, Nelson Hysa, i cili njëherazi është edhe një pegagog i përkushtuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, vazhdon të punojë me shumë intesitet në proçesin stërvitor me objektivin që në vazhdim të mundësiojë përfshirejen në pesë emrat e parë të ranglistës botërore për peshën super të rëndë, plus 91 kg.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img