Komiteti Ekzekutiv i Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar më 23 qershor kalendarin zyrtar të kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2026-2027.
Sipas vendimit të mar kampionati elitar “Abisnet Superiore” do të ngrej siparin më 22 gusht 2026 ndërsa sezoni i rregullt do të përfundoj më 9 maj 2027 duke premtuar një tjetër edicion të mbushur me rivalitet dhe emocione.
Edhe Kategoria e Parë tashmë ka datat e saj zyrtare ndërsa do të nis më 5 shtator 2026 dhe do të mbyllet më 2 maj 2027 me skuadrat që do të luftojnë për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Një nga eventet më të rëndësishme të fundvitit Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 27 dhjetor 2026 ku fituesi i kampionatit dhe ai i Kupës së Shqipërisë do të përballen për trofeun e parë të sezonit.
Ndërkohë Kupa e Shqipërisë do të startojë më 16 shtator 2026 ndërsa finalja e madhe është planifikuar të zhvillohet më 12 maj 2027 duke kurorëzuar fituesin e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend.
Gjithashtu FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin e kampionatit të vajzave i cili do të nis më 19 shtator 2026 dhe do të përfundoj më 2 maj 2027.
Me miratimin e këtyre datave klubet shqiptare tashmë mund të planifikojnë përgatitjet e tyre për sezonin e ri ndërsa tifozët kanë një panoramë të qartë të kalendarit futbollistik që i pret gjatë edicionit 2026-2027.
Fatos LAMAJ


