Tuesday, December 3, 2024

Boks Profesionist-Jurgen Uldedaj, New IBF International Champion. Lezhjani mposht në Dubai, kampionin e Europës, anglezin Steve Ward

Lexo

Boksieri i talentuar lezhjan, Jurgen Uldedaj vazhdon sukseset e tij të njëpasnjëshme në boksin profesionist. Fitorja e radhës ishte ajo e realizuar në Dubaj ndaj anglezit Steve Ward, një 33 vjeçar, që në karrieren e tij sportive të boksit profesionist ka 14 fitore dhe 2 humbje duke mbajtur titullin kampion Europe.

Një duel shumë i fortë që u mbyll me fitoren  emerituar të Uldedajt, e cila e bën atë pronë të titullit IBF International, që është paratitull dhe është rruga e vetme, për të sfiduar titullin e madh botëror, “IBF World Champion”. Këtë titull botëror, në 3 vitet e fundit e kanë fituar boksier kampion me shumë emër si: Firat Arslan, Aleksei Papin, Aleksei Egorov, Cheavon Clarke, Isaac Chamberlain, ndërkohë që shumë shpejt pritet të bëhet pronë e kampionit shqiptar, Jurgen Uldedaj.

Fitorja në fjalë e bën Jurgen Uldedajn,  shqiptarin me më shumë tituj botëror në boksin profesionist (ËBO Youth, ËBC Youth, IBO Mediteranio, ËBA Europe).  Ai ka një rekord të jashtëzakonshëm me vetëm fitore në të gjitha ndeshjet e tij. Titujt që ai ka fituar tashmë janë: ËBO Youth, ËBC Youth, IBO Mediteranio, ËBA Europe, dhe tani IBF International.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img