Wednesday, November 27, 2024

Boks-Santiago Selimaj medalje bronzi në Kampionatin Europian të Boksit U-18

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur Kampionatin Europian të boksit U-18 me fitoren e një medalje të bronztë. Protogonist i kësaj medalje është vlonjati Santiago Selimaj, i cili konkuroi në peshën deri në 75 kg. Një boksier ky i talentuar, i cili me përformancen e tij mjaft cilësore në ring, mori vlerësime shumë pozitive nga organizatorët. Për të mbërritur në zonën e medaljeve, më herët Santiago Selimaj kaloi me sukses turin e parë duke mundur boksierin nga Maqedonia e Veriut,  Ajhan Ozmen, ndërkohë që në turin e dytë mund pastër edhe boksierin nga Moldavia, Sveatoslav Voskresenski. Prezenca e tretë në ringun e Kampionatit Europian për boksierin kuqezi Santiago Selimaj të peshës deri në 75 kg ishte ajo kundër boksierit Ukrainas, Illia Tohobytskyi. Një gjysëmfinale kjo shumë interesante, e cila, për vete nivelin që dy boksierët paraqiten në ring, u vlerësua si një ndër ndeshjet më të bukura të europianit. Lufta sportive dhe rivaliteti ishte e pranishme në të gjitha raundet, madje në disa momente boksieri shqiptar ishte edhe në epërsi, por në përfundim të të gjithë takimit, fitorja i takoi rivalit të tij ukrainas, Illia Tohobytskyi. Vlerat e kundërshtarit të Selimajt dalin në pah, kur po ky boksier fiton pastër në finale duke u shpallur kampion në peshën e tij. Ndërkohë, për boksierin kuqezi Santiago Selimaj, medalja e bronztë ishte mëse e merituar. Një medalje kjo individuale, por që në planin e përgjithshëm është edhe një vitrinë mjaft pozitive për boksin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

I kënaqur për paraqitjen e Santiagos është edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, shkodrani Lazarin Vila, i cili së bashku me kolegun e tij  Enton Kikrri, shoqëroi formacionin kuqezi në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar. “Është një boksier shumë luftarak dhe shumë i fuqishëm. Në ndeshjet e europianit ishte ndër më të spikaturit e peshës së tij. Me pak kujdes, mund të shkonte edhe tek fitorja e medaljes së artë, kur kemi parasysh kundërshtari i tij në gjysëmfinale, urakainasi Illia Tohobytskyi, me të cilin Santiago luftoi si i barabartë gjatë të gjithë ndeshjes, u shpallë kampionë Europe.”, shprehet trajneri kuqezi Lazarin Vila për boksierin e tij Santiago Selimaj.

Krahas Santiago Selimajt që u nderua me medaljen e broztë, një figurë të mirë sportive në këtë europian bëri edhe boksieri, Arlind Cera i peshës 81 kg, i cili arriti të fitonte dy ndeshje, por pa arritur të futej tek zona e medaljeve. Pjesë e kombëtares kuqezi në Europianin e Budvës ishin edhe Orgito Llaha, Kristjan Koço, Arbi Haxhiu, Ergis Toçi, Besjor Gjetaj, të cilët edhe pse nuk u futën në zonën e medaljes, paraqiten vlera cilësore duke dhënë garanci për të ardhmen e boksit shqiptar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img