Boksi shkodran pritet të ketë një bashkëpunim të ngushtë me atë hollandez. Një gjë e tillë është vendosur gjatë një vizite që Presidenti i Federatës së Hollandes Z. Boris van der Vorst bëri një ditë më parë në palestrën e boksit Vllaznia. Në biseden dy palëshe që kryetrajneri i Vllaznisë dhe njëkohësisht i ekipit kombëtar, Zef Gjoni, pati me kreun e Federatës së Boksit të Hollandës u vendosën disa nga pikat e bashkëpunimit, të cila tpritet të vihen në jetë në një kohë sa më të shpejtë.
“Sot patme kënaqësinë dhe privilegjin që të prisnim në palestren e boksit Vllaznia, Presidentin e Federatës së Hollandes Z. Boris van der Vorst. Në këtë takim u diskutua shumë për sportin e boksit dhe për bashkpunimin ndërmjet Federatës Shqiptare dhe Federatës Hollandeze. Z. Vorst shprehu dëshiren e tij për të bërë të mundur që të sjelli boksierët e Kombëtares së Hollandes në aktivitetin e “Memorial Vllaznia” që do zhvillohet së shpejti në qytetin e Shkodrës. Po ashtu shprehu dëshirën e pritjes së ekipit tonë për stervitje dhe për ndeshje në Hollandë. Ekipi i boksit Vllaznia falenderon Z. Vrost për viziten në palestren e boksit dhe për bashkpunimin që ai do të krijojë me ne për aktivitetet në të ardhmen.”,-thuhet në postimin që drejtuesit e shoqatës së boksit shkodran kanë bërë për takimin në fjalë.