Plot 41 gola ka prodhuar java e 20-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë. 20 prej tyre janë shënuar në grupin A dhe 21 të tjerë në grupin B.
Fitoren më të thellë e regjistroi Iliria ndaj Murlanit, pikërisht me rezultatin 8-2. Një tjetër fitore të thellë ka arritur edhe Tërbuni ndaj Gramshit, 5-0, ndërkohë që Veleçiku është mundur në shtëpi 0-2 nga Luzi 2008.
Fitore shumë e rëndësishme ishte ajo e Basanias, e cila mundi Naftëtarin 1-0, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive të Bushatit, ku golin e fitores për vendasit e shënoi Taulant Nikshiqi në minutën e 20-të, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar në favor të bushatasve.
Për tu theksuar është ndalesa e Sopotit në transfertën e Besëlidhjes. Iliria dhe Luzi po luftojnë për ngjitjen në Grupin A, ndërsa në Grupin B lufta qëndron mes Luftëtarit dhe Orikut.
Rezultatet e javës së 20-të Kategoria e Dytë
Grupi A
BASANIA 1-0 NAFTËTARI
BESËLIDHJA 1-1 SOPOTI
VELEÇIKU 0-2 LUZ 2008
TËRBUNI 5-0 GRAMSHI
ILIRIA 8-2 MURLANI
Grupi B
KËLCYRA 2-1 BUTRINTI
MEMALIAJ 2-5 DELVINA
LUFTËTARI 4-1 DEVOLLI
MALIQI 0-1 ORIKU
TOMORI 4-1 SHKUMBINI
TURBINA PUSHIM
Fatos LAMAJ