Kush gabon e paguan shtrenjtë! Flamurtari-Tirana, sonte, ora 19:00 në stadiumin “Flamurtari”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me këtë frymë do të nis dhe ndeshja e sotme mes Flamurtarit dhe Tiranës,skuadra të cilat do të përballen në javën e 30-të të “Abisnet Superiore” sonte në mbrëmje në orën 19:00.

Të gjendura në zonën e ftohtë dhe me diferenca pikësh lehtësisht të kapërdishme, Flamurtari do të pres në stadiumin “Flamurtari” Tiranën që vjen nga një seri prej dy fitoresh radhazi.

Një finale e parakohshme e cila rrit presionin në të dyja kampet,edhe pse Tirana vjen më e avantazhuar për shkak të formës që ka treguar në javët e fundit dhe për faktin se tek skuadra e trajnerit Orges Shehi priten dy rikthime të rëndësishme në sulm si Xhixha dhe Tabeku.

Sfida e Vlorës “Flamurtari”-“Tirana”, është e para dhe e vetmja që do të luhet sot në kuadrin ne javës së 30-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Tre takime të tjera, Egnatia – Bylis, Partizani – Vllaznia, Dinamo City – AF Elbasani, luhen nesër, ndërkohë që FK Vora – Teuta, që mbyll javën e 30-të të Superiores, luhet nesër, ora 15:00, në stadiumi “KF Vora”.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img