Bordi: “Skuadra ka bërë mirë, nuk mund të shohim vetëm rezultatin. Djemve u them të çojën kokën, shohin para”

Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat. Ai u shpreh pas ndeshjes:

“Sipas meje skuadra ka bërë mirë. Në pjesën e dytë rrezikuam pak para golit të tyre, bëmë një ndeshje të mirë në të dy pjesët. Kemi bërë një ndeshje të mirë, siç e thashë. Nuk mund të shohim vetëm rezultatin, nëse sheh gjithë ndeshjen kemi bërë një ndeshje të mirë.

Djemtë kanë luajtur mirë për 90 minuta. Mbrojtja dhe pjesa tjetër e skuadrës me përjashtim të Dros, është e njëjta si me Tiranën. Kemi bërë mjaft mirë, ndaj janë dy ndeshje shumë të bukura. Kemi rikuperuar Kasën dhe Mustën në grupin e skuadrës. Te krosimet mjaftonte të ndiqnim kundërshtarët, të mos i linim të gjuanin, janë gabime individuale, që përkthehen në gabime reparti,. Ne mbuluam mirë fushën, me çdo modul që përdorëm. Në fund futëm Leon duke u munduar të kishim dy anësorë sulmi të lartë. Nuk është se u rrezikuam shumë me 3-5-2.  Nuk ka një modul që jep fitoren e sigurt në një ndeshje.

Janë gjithmonë të njëjtit të dëmtuar prej javësh. Dëmtimet janë probleme se nuk ke lojtarë në dispozicion, por nëse ke një dëmtim në një traumë, është e vështirë ta menaxhosh, se ai është një lojtar kontakti. Por kemi rikuperime. Kemi bërë punë me ata që kemi patur në dispozicion padiskutim. Djemve u them të çojën kokën, shohin para se kemi bërë një paraqitje të mirë. Qartësisht kemi bërë gabime të vogla”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu