Monday, December 9, 2024

Moriero: “Jo gjithmonë skuadra që luan më mirë fiton. Çunat në fund arritën të bënin ato që unë kisha në mendje”

Lexo

Në takimin tjetër atë të mbajtur në Kurbin, Laç-Skënderbeu, vendasit i janë imponuar Skënderbeut me një gol të Kofi (27’). Pas kësaj sfide ka folur trajneri kurbinasve, Francesco Moriero:

“Jam i lumtur sepse kundër Partizanit nuk e meritonim të humbisnim. Ju kam thënë çunave që jo gjithmonë skuadra që luan më mirë duhet të fitojë.

Ne provojmë shumë situatë gjatë javës, çunave u pëlqen që të luajnë në këtë mënyrë. Ata janë lojtarë që mësojnë gjatë javës gjithmonë. Është kënaqësi që një trajner të shohë në ndeshje ato që punohen në stërvitje. Mjaki ka një këmbë shumë të mirë, ashtu si Prodani i cili ka luajtur mirë sot.

Edhe të rinjtë Kurti dhe Tresa bënë shumë mirë. Kjo është një skuadër e re siç kam thënë gjithmonë. Do të ketë mundësi për të gjithë pasi edhe ata që nuk aktivizohen e shoh që kanë dëshirë. Provojmë të fitojmë dhe mbi të gjitha të bëjmë paraqitje të mirë. Në futboll i pranojmë humbje dhe fitore, por shpirti i garës duhet të jetë gjithmonë aty.

Skënderbeu e ndryshoi shumë sistemin e lojës. Dhe duke parë situatën, unë e ula paksa skuadrën. Kërkova që t’i kapnim në kundërsulm. Çunat në fund fare arritën të bënin ato që unë kisha në mendje. Kishim dy raste për të bërë gol si në pjesën e parë dhe në të dytën. Era është pjesë e futbollit, e bukura e futbollit është edhe kjo.

Në pjesën e dytë jemi munduar shumë pasi era frynte kundër nesh dhe nuk luajtëm dot siç donim. Siç ju kam thënë çunave asnjë kusht atmosferik nuk mund ta ndryshonim”, tha Francesco Moriero.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img