Sunday, November 24, 2024

Bota e futbollit humb të madhin Pele, futbollisti që fitoi tre botëror, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë

Lexo

Bota e futbolli është në zi. Pas Diego Armando Maradona, një tjetër legjendë, një nga emrat më të mëdhenjë të futbollit botëror, për të mos thënë më i madhi i të gjitha kohërave, Edson Arantes do Nascimento PELÉ, ndërron jetë në moshën 82 vjeçare.

“Mbreti” i futbollit, siç konsiderohej nga i gjithë opinion botëror, prej një viti vuante nga një sëmundje e rëndë duke bërë që braziliani t’i nënshtrohej trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021.

Nga sa bëhet e ditur, muajin e fundit, Pele ishte shtruar në spital, pasi trupi i tij nuk i përgjigjej më kimioterapisë duke kaluar në terapi intensive pas betejës me kancerin në zorrën e trashë. Gjatë kësaj kohe dy vajzat e tij qëndruan pranë babait të tyre në spital. Pak ditë më parë me anë të një mesazhi prekës, e bija e tij Keli Naskimento, paralajmëroi që ditët e Pelesë ishin të numëruara.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, agjenti i tij Joe Fraga konfirmoi vdekjen e mitit të futbollit duke bërë të ditur se mbreti i futbollit është dorëzuar.

Edson Arantes do Nascimento PELÉ, fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pele kaloi gati dy dekada, duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirë me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.Hiri i tij, atletizmi dhe lëvizjet magjepsëse i tronditën lojtarët dhe tifozët. Me një stil të shpejtë që revolucionarizoi sportin, një dhunti e ngjashme me samba personifikonte elegancën e vendit të tij në fushë. Ai e çoi Brazilin në majat e futbollit dhe u bë një ambasador global për sportin e tij në një udhëtim që filloi në rrugët e shtetit Sao Paulo.

Karriera e Peles nisi shumë herët. Në moshën 15-vjeçare, ai bëri debutimin e tij me Santos. Premiera e saj u zhvillua më 7 shtator 1956 kundër Cubatão, një ndeshje në të cilën ai shënoi një gol. Dhe më pak se një vit pas hapave të tij të parë në fushën e blertë, ai luajti ndeshjen e tij të parë me ekipin brazilian. Dhe debutimi i tij erdhi në një Kupë Botërore, në Suedi në vitin 1958. Ai ishte 17 vjeç dhe Vicente Feola e thirri atë me ekipin kombëtar. Këtu filloi rrugëtimi i tij për t’u bërë lojtari më i ri që ka fituar Kupën e Botës. Në finale, ndaj mikpritësve, Brazili fitoi 5-2 dhe ‘O Rei’ shënoi dy gola.

Në vitin 1962, në Kili, erdhi Botërori i tij i dytë. Por atje Pelé u rëndua nga një dëmtim. Një ndrydhje inguinale e ndaloi dhe nga ndeshja e dytë nuk mundi të luante më. Por Brazili u bë sërish kampion. Kupa e Botës 1966 nuk ishte e mirë për Pelé. Brazilianët ranë në raundin e parë.

Por në vitin 1970, ‘O Rei’ do të prekte sërish lavdinë. Brazili u fut në finalen e Kupës së Botës në Meksikë kundër Italisë. Dhe ata ngritën titullin për të tretën herë. Pelé luajti kundër Jugosllavisë në ndeshjen e tij të fundit me Brazilin. Ishte 18 korriku i vitit 1971. Ky ishte fundi i karrierës së tij të suksesshme me kombëtaren. Në vitin 2013 ai mori Topin e Artë nderi për një karrierë plot sukses.

Lajmi për humbjen e të madhit Pele, ka prekur të gjithë botën e futbollit, përfshirë edhe në pjesëtarët e komunitetit shqiptar, përfshirë edhe atë të medias sportive. Ervin Baku, kolegu ynë i nderuar ka pasur rastin ta takojë prej së afërmi, madje duke ruajtim si kujtim edhe një foto me Pelen, i prekur nga humbja e Peles, shkruan në rrjetin social:

“I dashur Edson Arantes do Nascimento PELÉ,

Takimi me ty mbetet, edhe sot e kësaj dite, kujtimi më i bukur i karrierës sime deri më sot.

U prehsh në paqe Mbreti i futbollit! Ti je i pavdekshëm! Falemnderit!”

Lamtumire Pele, lamtumirë legjende i epokes më të bukur të futbollit bio në botë, ke qënë e do të mbetesh frymëzim për futbollin dhe njeriun futbollist!

Keqardhje për humbjen e kësaj figure të madhe të futbollit botëror ndjen edhe stafi i Portalit “Veriu Sport”, i cili përcjellë ngushëllimet e rastit familjarëve të Peles, si dhe komunitetit të futbollit botëror për humbjen e kësaj figure të shquar të futbollit botëror.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img