Botërori 2026 / Shqipëria merr fitoren e parë në “Arenën Kombëtare”, mund Andorrën 3–0

Shqipëria shkëlqen në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë marrin fitoren e parë në fushatën e re kualifikuese për Kupën e Botës, duke mposhtur me plotë meritë Andorrën në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 3–0.

Dygolëshi i Rey Manajt në pjesën e parë dhe realizimi i Myrto Uzuni në fraksionin e dytë ishin vendimtar në këtë takim.

Trajneri Silvinjo e nisi ndeshjen me Andorrën me këtë formacion titullar: Thomas Strakosha (GK), Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti (C), Naser Aliji, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Armando Broja, Arbër Hoxha dhe Rey Manaj.

Ndeshja nisi me spektakël dhe dominim kuqezi, teksa goli i parë erdhi në minutën e 9-të nga Rey Manaj. Asistimi i Asllanit ishte vendimtar dhe sulmuesi e dërgoi topin në rrjetë pas goditjes me kokë.

Pas 10 minutash, Manaj dyfishoi rezultatin. Broja ishte fantastik, pasi nga brenda zonës asistoi për Manajn, i cili me një goditje të shkëlqyer e dërgoi topin në rrjetë.

Kuqezinjtë dominuan ndeshjen deri në fundin e pjesës së parë, por nuk arritën të gjenin më rrugën e rrjetës. Pjesa e parë u mbyll 2–0.

Fraksioni i dytë ishte totalisht i dominuar nga Shqipëria. Një vendosje shumë e mirë në fushë, duke mos i lënë hapsira kundërshtarit dhe duke rrezikuar gjatë gjithë kohës portën kundërtështare.

Trajneri Silvinjo kreu disa zëvendësime në pjesën e dytë, duke aktivizuar edhe Marash Kumbullën, Adrion Pajazitin dhe Myrto Uzunin.

Ishte pikërisht Uzuni ai që shënoi golin e tretë. Sulmuesi kuqezi me një goditje fantastike me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Në fund, ndeshja u mbyll 3-0 për Shqipërinë, duke siguruar fitoren e parë në grupin K. Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa ndeshja e radhës është ajo ndaj Serbisë më 7 qershor në “Arenën

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu