Sunday, November 24, 2024

Botërori i Boksit “Beograd 2021”-Alban Beqiri humb gjysëmfinalen e peshës 71 kg me rusin Vadim Musaev dhe mjaftohet me medaljen e bronztë, e para për Shqipërinë në një botëror boksi

Lexo

Shqipëria arrin të marrë medaljen e parë në një kampionat botëror të boksit për të rritur. Këtë e arrin përmes boksierit, Alban Beqiri. Kampioni i boksit shqiptar, pjesë e delegacionit sportiv shqiptar  të drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Renato Kurti bëri një paraqitje tepër të mirë në ndeshjet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në kryeqytetin serb, Beograd.

Konkurues në peshën deri në 71 kg, falë përgatitjes të mirë fizike, teknike dhe taktike, boksieri shqiptar Alban Beqiri arriti të kalojë me shumë sukses turet e para. Me tre ndeshje të fituara radhazi, arriti të kualifikohej në fazën gjysëmfinale, kualifikim që i garantonte fitimin e medaljes së bronztë.

Garantimi i fitimit të medaljes së broztë ishte historike për boksin shqiptar, pasi Alban Beqiri është i pari boksier shqiptar që sjellë një medalje botërori në Shqipëri. Megjithatë, shpresat për një tjetër sukses në ndeshjen e katërt të turit gjysëmfinal për të shkuar në pretendimet mes të Artës dhe të Argjendës bëri që mbrëmja e sotme, kur Alban Beqiri u ngjitë në ring përballë rusit Vadim Musaev, të ndiqej me shumë interes nga dashamirësit e boksit shqiptar.

Nga sa u pa në transmetimin e drejtpërdrejt nga Beogradi, Beqiri boksoi si i barabartë me kundërshtarin e tij Vadim Musaev. Një boksim ku të dy boksierët i druheshin njëri tjetrit duke shkëmbyer kryesisht goditje në distancë dhe fare pak me iniciativë dhe sulme të drejtpërdrejta që të garantojnë epërsinë në pikëzim.

Në këtë mënyrë, për gjyqtarinë nuk ka qënë e lehtë për të vendosur për të fituesin e kësaj ndeshjeje, të cilën e fitoi me pikë boksieri rus, Vadim Musaev, i cili vazhdon garën në finale për medaljen e artë, ndërkohë që Beqiri e mbylle këtu me të bronztën.

Me ndeshjen e katërt të Alban Beqirit, që përfundoi pak çaste më parë, kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur këtu konkurimin në Kampionatin Botëror të Boksit, kur më herët dy boksierët e tjerë të kombëtares tonë, Indrit Laci në peshën 92 kg dhe Nelson Hysa në peshën + 92 kg, i humbën ndeshjet e para duke u eleminuar në turin e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img