Pas fitores së realizuar nga boksieri kuqezi Alban Beqiri, i cili mundi pastër 3-0 në peshën deri në 71 kg boksierin e kombëtares së Kenias, kombëtarja e Shqipërisë pësoi sot humbjen e parë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në kryeqytetin serb, Beograd.
Në ring për përfaqësuesen tonë ditën e sotme është ngjitur boksieri i peshave të rënda +92 kilogram, Nelson Hysa. Përballë tij ishte boksieri i kombëtares Trinidad Tabago, Nigel Paul. Sipas informacionit të marrë nga Beogradi përmes trajnerëve Gjoni dhe Kurti, boksieri ynë ka zhvilluar një ndeshje të pëlqyeshme duke qënë i barabartë në të gjitha raundet e ndeshjes, por në përfundim, gjyqtarët anësorë, përfshirë edhe gjyyqtaren femër të AIBA-s në ring, Zhamila Borkoeva nga Kyrgyzstan, i kanë dhënë fitoren kundërshtarit të tij, boksierit Nigel Paul nga Trinidad Tabago, me rezultatin 4 me 1,
Për kombëtaren kuqezi radhën për t’u ngjitur në ring e ka boksieri tjetër, Indrit Laçi në peshen deri në 92 kg, prej të cilit, pritet një fitore e mundshme për të vijuar garën e turit të dytë së abshku me Alban Beqirin që u kualifikua në peshën 71 kg.