Botërori i Boksit në Serbi- Shqipëria pëson humbjen e parë në Beograd, Nelson Hysa mundet nga Nigel Paul i kombëtares Trinidad Tabago

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas fitores së realizuar nga boksieri kuqezi Alban Beqiri, i cili mundi pastër 3-0 në peshën deri në 71 kg boksierin e kombëtares së Kenias, kombëtarja e Shqipërisë pësoi sot humbjen e parë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në kryeqytetin serb, Beograd.

Në ring për përfaqësuesen tonë ditën e sotme është ngjitur boksieri i peshave të rënda +92 kilogram, Nelson Hysa. Përballë tij ishte boksieri i kombëtares Trinidad Tabago, Nigel  Paul. Sipas informacionit të marrë nga Beogradi përmes trajnerëve Gjoni dhe Kurti, boksieri ynë ka zhvilluar një ndeshje të pëlqyeshme duke qënë i barabartë në të gjitha raundet e ndeshjes, por në përfundim, gjyqtarët anësorë, përfshirë edhe gjyyqtaren femër të AIBA-s në ring, Zhamila Borkoeva nga Kyrgyzstan, i kanë dhënë fitoren kundërshtarit të tij, boksierit Nigel  Paul nga Trinidad Tabago, me rezultatin 4 me 1,

Për kombëtaren kuqezi radhën për t’u ngjitur në ring e ka boksieri tjetër, Indrit Laçi në peshen deri në 92 kg, prej të cilit, pritet një fitore e mundshme për të vijuar garën e turit të dytë së abshku me Alban Beqirin që u kualifikua në peshën 71 kg.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img