Botërori i Peshëngritjes në Arabinë Saudite. Briken Calja, i dyti në Baterinë B. Pritet konkurimi për Erkand Qerimajn në Baterinë A

Briken Calja renditet i dyti në Baterinë B të peshës deri në 81 kilogram në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rritur, që është duke u zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.

Në shkëputje e ka nisur me 150 kilogram, të cilën në provën e parë nuk e ka realizuar. Megjithatë është i suksesshëm në provën e dytë, veçse nuk arrin dot të realizojë në provën e tretë 154 kilogram. E kur të tjerët kanë mbetur tek 148 kilogram e më poshtë, atëherë Calja është i dyti në stilin e shkëputjes.

Kishte deklaruar 186 kilogram në provën e parë në stilin e shtytjes. Por vendos ta nisë me 182 kilogram, që e realizon me sukses. 187 kilogram në të dytën dhe në të tretën nuk arrin të realizojë 191 kilogram.

Megjithatë i dyti në stilin e shtytjes dhe me 337 kilogram në dygarësh është i dyti dhe në përfundim të Baterisë B. Në stilin e shtytjes rezultatin më të mirë e dha indoneziani Al Humaid, i cili në provën e tretë ka ngritur 209 kilogram, që mund ta çojë dhe në podiumin e medaljeve.

Gjithsesi paraqitja e Caljes ishte e mirë, ndërsa në Baterinë A të peshës deri në 81 kilogram do të jetë në pedanë Erkand Qerimaj. Ky kampionat Botëror vlen dhe për t’u kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu