Prag finalja e Botërorit 2026, parashikim interesant i një ish kampioni Bote si Toni Kross: Nëse Spanja shënon e para, Argjentina pëson goledeadë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një ish-kampion bote si Toni Kross, i cili kurorëzoi ëndrrën e madhe pikërisht duke mundur Argjentinën e Messi-t në “Maracana”, ka tentuar që të parashikojë finalen e sotme të Nju Xhersit.

“Nëse një ekip si Spanja bën lojën e saj edhe nëse kalon në avantazh, nuk do të doja të përballesha me ata”, tha Toni në emisionin e të vëllait të tij, Felix.

Sipas ish-mesfushorit të Bayern-it dhe Real-it, nëse ekipi i De la Fuente-s arrin të marrë epërsinë, ndeshja mund të konsiderohet si e mbyllur.

“Nëse Spanja shënon e para, harrojeni, Argjentina do të pësojë tre ose katër gola. Argjentina nuk do të gjejë asnjë përgjigje për situatën në të cilën do të ndodhet”, deklaroi me bindje ish-mesfushori. Megjithatë Kroos i jep një shans Argjentinës, e cila sipas tij mund të mbështetet në aftësitë e një lojtari si Messi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img