Holandë-Katar 2-0(Shënues: Gakpo 28’, De Jong 50’)
Ekuador-Senegal 1-2(Shënues: ′ Kaisedo 68/ Ismaila Sarr 44′ (P), Kulibali 70′)
Grupi A i ka dhënë fund ndeshjeve kualifikuese për të nxjerrë dy më të mirat që vijojnë më tej garën në 16-të më të mirat e Botërorit “Katar 2022”. Ato janë Holanda dhe Senegal, e para e pritshme për të kaluar grupin, ndërkohë që surpriza në një farë mënyre është Senegal, i cili ka sfiduar Ekuadorin ambicioz në ndeshjet e mëparshme, por që mbeti jashtë kualifikimit.
Ndërkohë, kombëtarja e vendit organizator, Katar, edhe pse në përballjen e sotme me holandezët kokë të grupit u paraqit me një përformacë ndryshe nga ato të mëparshmet, përsëri regjistroi humbje duke mbetur në vendin e fundit. Një pozicion ky që nuk justifikon aspak të luajturit në fushën e tij, gjë që ka lënë të pakënaqur edhe tifozërinë vendase.
Referuar dy sfidave të sotme të grupit A të luajtura në të njëjtën orë, duhet thënë se Hollanda e Louis van Gaal, me nga një gol në çdo pjesë loje fitoi pa shumë vështirësi me rezultatin 2-0 ndaj të zotëve të shtëpisë, kombëtares së Katarit. Gakpo në minutën e 28-të, në golin e tij të tretë në po aq ndeshje në Kupën e Botës, dhe De Jong në të 50-tën fiksuan fitoren që i dha skuadrës portokalli vendin e parë në grup me 7 pikë.
Së bashku me Holandën, garën e botërorit e vijon edhe Senegali, që sot mposhti Ekuadorin me rezultatin 1-2. Në Doha, kampionët e Afrikës kaluan në avantazh me penalltinë e Ismaila Sarr në minutën e 44-të, më pas Caicedo barazoi në minutën e 68-të. Pas dy minutash, në të 70-tën minutë ka ardhur goli kualifikues për Senegalin me autor Koulibaly.