Emocionet e botërorit. “Katar 2022”, vijojnë sot edhe me katër duele të tjera. Japonia që surprizoi me fitoren ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të 23 nëntorit për llogari të grupit E, ndeshjet me Kosta Riken, ndeshje kjo e filluar në orën 11:00.
Ora 14:00 e ditës së sotme ka në kalendar përballjen Belgjikë-Marok, ndeshje kjo që i përket grupit F. Duelet e ditës së sotme, vijojnë me çiftin e grupit F Kroaci-Kanada, sfida e të cilëve nis në orën 17:00.
Dhe, ajo që mbyll duelet e ditës së sotme, është supersfida e orës 20:00 në mes dy emrave të mëdhenj të futbollit botëror, Spanjës dhe Gjermanisë. Takim ky për t’u parë, pasi në mënyrë të padiskutueshme pritet të dhurojë spektakël. Me spanjollët që janë më komod pas asaj fitoreje të thellë 7-0 ndaj Kosta Rikës dhe gjermanët me hapin e gabuar, teksa u mundën në ndeshjen e parë nga Japonia, dhe që për të duhet patjetër fitorja, nëse kërkon të vazhdojë të qëndrojë në botëror.
E diel, 27 nëntor
11:00 – Japoni-Kosta Rika (Grupi E)
14:00 – Belgjikë-Marok (Grupi F)
17:00 – Kroaci-Kanada (Grupi F)
20:00 – Spanjë-Gjermani (Grupi E)