Vllaznia ka siguruar një fitore të pastër 3-0 përballë Bylisit. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Thomas Brdaric.
“Jam krenar dhe përgëzoj ekipin për fitoren, se ishte punë e vështirë. Sidomos kundër ekipeve ku priten fitore, duhet të jesh dyfish i fokusuar të kthehesh në lojë mjaft mirë. E pritnim pjesën e parë të fortë. Por e rritëm performancën. Sidomos në pjesën e dytë merituam golat e shënuar dhe tre pikët.
Me Krymin, Salën e Deliun deshëm një mesfushë të fortë. Mund të humbim kreativitetin por me pjesën ofensive që ka mbështetjen e Jago dhe Gurishtë. Por duhet thyer kundërshtari mes linjave, për të arritur momentin. Nuk e arritëm në pjesën e parë, por dimë që jemi të fortë dhe mund të shënojmë ndaj kujtdo. Në pjesën e dytë ndryshuam pak dhe u duk diçka më mirë loja jonë.
Ndryshuam diçka në pjesën e dytë, ishim menjëherë të rrezikshëm, ekzekutuam lëvizjet mjaft mirë dhe shënuam. Në futboll duhet ta meritosh fatin, kur fati është në krahun tonë, rritëm besimin gjatë minutave dhe në fund ishte një rezultat mjaft i mirë”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.