Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë 2-0. Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë ka folur në intervistën e pas sfidës Partizani-Vllaznia.
“Urime Partizanit për fitoren e sotme. Nuk ishte një ndeshje e balancuar, kishim mjaft probleme, por provuam të mbanim një rezultat të mirë. E nisëm mjaft keq. Nuk mund të humbasësh të tilla duele. E nisëm lojën me një gol të pësuar. Ndeshja atëherë u bë e balencuar. Nuk kishim përqendrimin e duhur. Mungoi edhe fati për të çuar topin në rrjetë. Në pushim provuam disa lëvizje taktike. Përsëri në pjesën e dytë e pësuam me një top të humbur. Me 2-0 u bë shumë e vështirë. Nuk ishte dita jonë sot.
Do të provojmë t’i japim mundësinë gjithsecilit. Sot kishim mundësinë se kemi mjaft mungesa. Detyrat që bënë ata ishin pozitive. Kur nuk ke mundësi të shënosh, nuk mund të fitosh kundër Partizanit. Nuk ke pse të jesh kaq shumë i mërzitur.
Stafi mjekësor po punon dita ditës, për riaftësimin e lojtarëve, për të pasur sa më shumë eksperiencë. Ndeshja tjetër është më 11 janar. Do të kemi një skuadër tjetër, do të jemi më fleksibël dhe shpresoj se do të jemi shumë.
Sot ishte një sfidë mjaft e fortë, dy ekipe të mëdha të Superiores, por fatkeqësisht ne ishim ekipi më me pak eksperiencë. Duhet të gjejmë kohën e duhur për të qenë sa më mirë në zonën e tretë. Nuk i ekzekutuam në mënyrën e duhur momentet. Ne kemi shënuar më tepër gola në kampionat, kur nuk shënon në ndeshje kryesore, nuk mund të them që jam i zhgënjyer, por kishim të tjera pritshmëri. Faleminderit për tifozët që kanë ardhur dhe na mbështesin”, u shpreh Brdaric.