Problematika e krijuar me grupimin e tifozëve “Vllaznit Ultras” në ndeshjen e kaluar, Vllaznia-Bylis, pas mbylljes së përkohshme të tribunës C5, aty ku sistemohet prej kohësh grupimi në fjalë është komentuar edhe nga trajneri Thomas Brdariç gjatë konferencës për shtyp të pragndeshjes, Dinamo-Vllaznia, dhënë mesditën e së premtes në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi.
“Faktikisht është diçka që neve na duhet ta bëjmë sa më të qartë. Normal që na duhen tifozët, sepse të gjithë bashkë jemi më të fuqishëm. Ndodhi javën e kaluar por nuk duhet të ndodhë më. Na duhen fansat tonë në stadiumin tonë, na japin ato fuqi, me pasë mundësi të festojmë me to. Tash kena me pas mundësi të festojmë me to në ndeshjet jashtë, dhe mbas disa javësh që do të luajmë kundra Partizanit në fushën tonë, fusha dhe tribuna duhet të jetë mjaft mirë që të kemi ndeshje sa më të sukseshme”, u shpreh ndër të tjera tekniku Brdariç në konferencën së sotme për shtyp.