Dinamo e Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric u shpreh për mediat.
“Ne erdhëm këtu për të fituar ndeshjen. Në ndeshjet e fundit kemi ndërtuar besim, këtë pashë në pjesën e parë. Në pjesë të parë humbëm 2 pikë, në pjesë të dytë fituam 1 pikë. Kjo është ndeshje e barabartë, nuk pashë shanse të mëdha nga Dinamo. Kemi bërë mbrojtje të mirë. Shansi i Mensah, nëse ke një situatë të tillë duhet të shënosh, por ai do ta mësojë këtë.
Kemi pasur probleme para fillimit të ndeshjes me Deliun dhe Çobën, që nuk kanë udhëtuar me skuadrën. Dhe Kahrimanoviç ka dëmtim, provuam ta kompesojmë me Malën në qendër dhe i dhamë mundësinë Grudës. Krijuam mundësi në pjesën e parë, nuk ishim të zgjuar të shënonim kur ishte Dinamo me 1 lojtar më pak. Nuk e di arbitri a duhet të jepte karton tjetër të kuq.
Dhe herë të tjera kur kemi marrë këtë përgjigje që nuk diskutohet. Normal që nëse shkon te VAR, jep kartonin në 99% të rasteve. Dhe në ndeshjen e parë, Dinamo duhet të dilte me karton të kuq. Si shkoi loja 1 pikë nuk është shumë keq.
Dëmtuam veten me disa kartonë të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim Stojanoviç dhe Krymin. Pësuam dy kartonë të kuq.
Kjo është një eksperiencë që duhet ta marrim për avantazh në vijim. E dimë që jemi ekip i mirë në kundërsulme. Mund të kishim shënuar. Në pjesë të parë kishim raste për të fituar ndeshjen. Në fund të ditës duhet të jemi të kënaqur me rezultatin.
Kemi lojtarë mjaft kompetitivë, që duan të luajnë. Do jemi të përgatitur për Elbasanin dhe le të luajmë”, u shpreh Brdariç për RTSH.