Monday, September 16, 2024

Brdariç:Kujdes Dinamon, ka lojtarë të mirë, por e mundim!

Lexo

Edhe pse Dinamo po kalon një moment krize në rezultate, tekniku i kuqebluve, mendon se në radhët e bluve ka lojtarë cilësore, prandaj, për të,  ndeshja e së premtes duhet vlerësuar maksimalisht. Gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditën e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, , pamvarësisht se kërkon vemendjen e duhur nga kundërshtarit, njëshi i pankinës kuqeblu Thomas Brdariç, ka besim të plotë se Vllaznia do të triumfoi në sfiden që do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 19:45.

“ Të premten, do të jetë një ndeshje e veçantë sepse të gjithë e shikojnë që Dinamo nuk është në një formë të mirë. Për mua, nuk ka rëndësi sesi është gjendja e tyre momentale pasi e di se çfarë janë të bëjnë me cilësitë që kanë. Duhet të jemi të gatshëm që të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë ndaj tyre për të fituar. Fatmirësisht, moti ka qenë i mirë për përgatitjet ndaj Dinamos, sepse në të kaluarën nuk kemi pasur kushtet më të mira për të punuar. Është më e rehatshme për të punuar në diell dhe sot jemi stërvitur në stadiumin tonë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe jemi gati nesër.

Për Dinamon mund të them se  është një skuadër që ka lojtarë cilësorë dhe me shumë eksperiencë. Fakti që ata nuk e kanë gjetur veten e tyre më të mirë pas shumë muajsh është një avantazh për ne, por ngelet ajo që thashë që ne nuk duhet të frikësohemi fare dhe duhet t’i shkaktojmë humbjen e radhës. Nga ana e jonë, do të kërkojmë të ngushtojmë diferencën me ekipet që kemi përpara. Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutën, kurse Kukësi ka një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit në Shkodër. Ne duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin për të marrë 3 pikët e më pas të shikojmë rezultatet e skuadrave të tjera. Do të jetë ndeshje e mirë e do të bëjmë maksimumin tonë. Ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira pasi kemi qenë me një lojtar më pak, por tani kemi rikarikuar bateritë dhe do të bëjmë atë që dijmë të mirë më mirë pasi kampionati është I hapur.

Sa i takon pranisë së Vllaznisë në Big Brother, them se kjo është pjesë e punës dhe është gjë e mirë për klubin që arrin të promovohet në emisione të tilla. Megjithatë duhet të dijmë të mbajmë të ndara pjesët brenda fushës dhe jashtë fushës. Pjesa brenda fushës është më shumë e rëndësishme, ndërsa këto jashtë fushës janë gjëra të mira që klubi të promovohet.”. është shprehur ndër të tjera Brdariç në konferencën e shtypit, duke besuar për marrjen e gjashtë pikëve në dy ndeshjet e fundit të vitit, si dhuratë për tifozërinë shkodrane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img