Armando Broja ka thënë mëngjesin e sotëm fjalët e para si lojtar i Fulhamit. “Ndihem mjaft mirë. Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres që të nis punën, të takoj shokët e skuadrës, trajnerin dhe të luaj për tifozët”, ishin fjalët e para të 22-vjeçarit.
“Tifozët janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe mezi pres që të shkoj në ‘Craven Cotagge’ dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj fort për skuadrën në mënyrë që të krijojmë një lidhje të fortë. Jam i nderuar dhe shumë i lumtur që ndodhem këtu”, vazhdoi Broja.
Mediet britanike me kalimin e orëve kanë bërë me dije detajet e akordit mes Çelsit dhe Fulhamit. Mësohet se për të mundësuar këtë huazim 6-mujor Çelsit i është dashur që të tërhiqet plot tri herë nga pozicioni i vet.
Në fillim klubi i “Stamford Bridge” pranoi që të hiqte dorë nga Broja vetëm në këmbim të një shifre që shkonte afër 50 milionë stërlinat, më pas u mësua se transferimi shqiptarit ishte i realizueshëm edhe nëse ekipi pretendent ofronte huazim 6-mujor për 5 milionë paundësh dhe detyrim blerje në verën e këtij viti.
Por që Fulham të finalizonte këtë transferim të përkohshëm Çelsit i është dashur që të heqë dorë edhe nga 5 milionë stërlinat. Siç mësohet nga mediet britanike Fulham i ka paguar si fillim Çelsit vetëm 750.000 mijë stërlina për hauzimin e 22-vjeçarit. Kjo shifër mund të shkojë deri në 5 milionë stërlina vetëm nëse Broja bën një numër të caktuar paraqitjesh dhe golash.