Evertoni i Armando Brojës ka kaluar turin në FA Cup duke eliminuar ekipin e Peterborou. Edhe pse vetëm pak orë më parë kishte shkarkuar trajnerin Dajs, skuadra e Brojës arriti që të bënte diferencën falë golave të Betos (42’) dhe Ndiaje (97’).
I pafat ka qënë në këtë ndeshje, shqiptari Armando Broja, pasi mund të thuhet se është një moment negativ pasi është dëmtuar përsëri. Broja u aktivizua në minutën e 68’, por u detyrua që të largohej në të 89’ pasi u dëmtua rëndë në gjurin e djathtë.