Saturday, November 23, 2024

Broja shënuesi i vetëm “kuqezi”, asnjë lojtar tjetër i Shqipërisë s’ka realizuar në Angli

Lexo

Është prestigjioze të realizosh në kampionatin më të vjetër të botës. Ka nga ata vende që e kanë pasur shumë të rrallë një kënaqësi të tillë, dhe në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria. U desh të kalonin jo pak, por plot 133 vjet që nga themelimi i ligës së futbollit të Anglisë, që një lojtar i yni të shënonte.

Nderi i madh dhe i merituar i takoi Armando Brojës, që në 16 tetor 2021 e regjistroi emrin pasi tundi rrjetën e Leeds United. Kanë kaluar gati dy vjet e gjysmë, dhe sulmuesi mbetet i vetmi “kuqezi” që ia ka dalë. Tashmë, ai numëron 8 gola në Premier League, nga të cilët 6 për Southampton e 2 për Chelsea.

Nga lojtarët e tjerë bashkëkombas, këtë arritje e ka vetëm Milot Rashica, kur realizoi për Norwitch në “Anfield” kundër Liverpool, por duke qenë shqiptar i Kosovës. Lorik Cana është një tjetër “kuqezi” që iu afrua, por duke mbërritur deri tek asisti kur ishte te Sunderland.

Broja jo më kot cilësohet si një i përzgjedhur. I lindur në Angli, i rritur te Chelsea, ai është cilësuar nga trajneri i tij, Maurizio Pochettino si njëri nga sulmuesit me potencialin më të madh në Evropë.

Deri tani ka luajtur me pikatore te “Blutë e Londrës”, kryesisht për shkak të dëmtimit, ndërsa numëron në total 11 gola në Angli, nga të cilët 8 në Premier dhe 3 në Kupën e Anglisë, për “Blutë” e Chelsea dhe për “Shenjtorët” e Southampton.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img